Bled Mane Edi Manushi ‘rrethojnë’ Timo Fllokon, a do ta bindin për ta marrë në emision?

Nuk e dimë nëse ka qenë rastësi apo i planifikuar takimi mes aktorit të madh të teatrit dhe kinematografisë Timo Flloko dhe Edi Manushit e Bledi Manes të programit “E diell”.

Të fotografuar nga paparazzi i “Panorama Plus”, biseda po bëhet në rrugë në këmbë dhe atmosfera duket mjaft miqësore mes tre personazheve të njohur.

Me siguri Manushi dhe Mane nuk kanë humbur rastin për ta ftuar Fllokon në emsion, por nuk e dimë se si ka qenë përgjigja e aktorit.

Siç e dimë, Timo Flloko nuk është një personazh i lehtë për tu intervistuar. Edhe pse ka një karrierë të gjatë, ai ka dalje të rralla televizive në formën e rrëfimeve apo intervistave. Për ne do të ishte shumë e këndshme dhe e mirëpritur që ta shikonim më shpesh në media.

Loading...