Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në Chalandri të Greqisë, protagosniste e së cilës u bë 49-vjeçarja shqiptare Klodiana Çela. Ajo plagosi me armë zjarri babain e vajzës së saj me të cilin ishte ndarë, por që vazdimisht kishin patur konflikte në lidhje me kujdestarinë e vajzës 12-vjeçare. Klodiana është shprehur nga ambientet e paraburgimit ku po mbahet aktualisht se nuk i ka bërë pritë ish-bashkëshortit.
Madje ajo shtoi se vajza e tyre ka marrë çelësin e makinës për t’u fshehur brenda saj. Më pas, Çela tha se ish-burri i saj (okulist i njohur në Greqi) ka nxjerrë një armë dhe e ka kërcënuar se do e vrasë. Klodiana tha gjithashtu se kishte mbërritur më herët në Chalandri, pasi mezi priste të takonte vajzën. Por edhe pse i kishte dërgua mesazh ish-burrit se kishte shkuar herët, ai dhe vajza e tyre kanë shkuar në orën 15:00 për t’u takuar.
Çela tha:
Kishim lënë takim në orën 15.00 për ta parë fëmijën për dy minuta. Si më rezulton që ka qenë arma ime? Ishte e tij. Unë prisja me krahë hapur të përqafoja vajzën. Ajo vjen drejt meje, e përqafoj fort. Në mënyrë të çuditshme, aty ku e kam në krahë, ajo rrëshqet. Në xhep kisha celularin dhe në dorën e majtë mbaja çelësin e makinës, asgjë tjetër. Fëmija kap çelësin dhe ikën jashtë. Vrapon te dera e jashtme e pallatit. Besoj se fëmija im mori çelësin për të vrapuar për t’u fshehur në makinën time. Ai në atë kohë, kishte një çantë, nxori një pistoletë dhe tha “kthehu, unë do të qëlloj nënën tënde, do të vras nënën tënde, do të qëlloj”! E shoh me pistoletë dhe nxitoj drejt tij për t’ia marrë. Disa plumba përfunduan në tavan, mur dhe derë. Mora armën, e drejtova drejt tij dhe qëllova. Vajza ishte kthyer tashmë. Kur e pashë me gjak në fytyrë, mbeta e ngrirë, isha në shok, isha plotësisht e palëvizshme, nuk e di se çfarë ndodhi. Me sa duket rashë pa ndjenja. Vajza kishte rrëmbyer armën./joq