Këngëtari i njohur shqiptar vlerësohet si artisti më i mirë në MTV EMA Awards

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Gjon Muharremaj, emri artistik i të cilit është Gjon’s Tears, ka arritur një tjetër sukses mbrëmjen e sotme. Ai është është vlerësuar me çmimin artisti më i mirë zvicerian në MTV EMA Awards. Evenimenti po mbahet në Hungari, të cilit i është bashkuar edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Lajmin për suksesin e arritur e bëri me dije vetë Gjon’s Tears me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku nuk harroi edhe të falenderonte të gjithë ata që e votuan. “Pa ju, do të qëndroja në shtëpi, ndaj ju faleminderoj për gjithçka”- ka shkruar në Instagram ai.

Kujtojmë se Gjon’s Tears pak muaj më parë arriti një sukses të jashtëzakonshëm në Eurovision, ku falë zërit të tij arriti t’i siguronte Zvicrës vendin e tretë./joq

Loading...