Ditën e djeshme në media u shpërnda një lajm në lidhje me një incident në një intervistë televizive ku i ftuar ishte avokat Spartak Ngjela. Video e cila u bë virale në rrjetet sociale ishte një montazh, ku një problem që kishte ndodhur me lidhjen live.
Në videon e mëposhtme e cila është pjesa origjinale e intervistës dëgjohet qartë se nuk ka pjesë pornografike sic qarkullonte nëpër disa media.
Në problemin teknik që kishte ndodhur me lidhjen live gjatë emisionit, ishte thjesht një shkëputje linje gjatë trasmetimit. Gjëra të cilat janë normale gjatë lidhjeve live në emission që mund të ketë incidente të tilla.
Avokati ishte i ftuar në emission dhe po fliste për situatën politike në Shqipëri dhe për përplasjet Berisha- Basha.
Sic shikohet në videon origjinale avokat reagon i habitur teksa dëgjon në kufje zërin e një gruaje dhe pyet gazetaren: “çfarë është kjo, ça ka kështu?” Por nuk ka asnjë gjë tjëtër përvecse një shkëputje linje gjatë trasmetimit të intervistës live.