Pediatrja la Gjermaninë, për t’u rikthyer në Shqipëri

Mjekë me eksperiencë në spitalet europiane vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.

Një ndër këta mjekë është edhe Blerta Deda, e cila ka punuar prej vitesh në spitalin Marien-Krankenhaus, në Siegen të Gjermanisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se “Deda është rikthyer për të shërbyer në Shqipëri dhe sot është pediatre në Qendrën Shëndetësore nr. 1 në Tiranë”.

Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Shëndetësisë vijon mbështetjen për mjekët, ndërsa gjithë vëmendjen e ka drejtuar për t’i ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve./atsh

Loading...