Rama tregon sa do i rritet rroga mjekëve dhe mësuesve

Kryeministri Rama foli në Kuvend për prezantimin e Projektbuxhetit 2022.

Kreu i qeverisë tha se buxheti u godit nga dy fatkeqësi (tërmeti e pandemia) dhe megjithatë shtoi se do të rriten financimet në mbështetje të qytetarëve.

Rama bëri të ditur kategoritë që do përfitojnë rritje paga. “Rroga e mësuesve dhe infermierëve do rritet me 6% çdo vit, deri në 40% brenda mandatit të tretë. Rroga e Forcave të Armatosura rritet me 30%”.

Po ashtu Rama shtoi se do të dyfishohet ndihma sociale për familjet me 3 fëmijë.

“Skema e këtij buxheti është në dëshmi e dy arritjeve domethënëse. Plagën e tërmetit po mbyllen ato të pandemisë po trajtohen. Asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore.

Me këtë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht edhe krizës së energjisë rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi. Injektojmë financime të konsiderueshme në ekonominë familjare. Rritje e shpenzimeve publike dhe mbajtjet në parametra të borxhit publik. Do të rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit me 6%.

Rrisim pagat për mësuesit mjekët dhe infermierët deri në 40% deri në fund të mandatit të tretë. Zerojmë taksën për pagën deri në 40 mijë lekë, ku përfitojnë 80 mijë qytetarë. Dyfishojmë ndihmën sociale për familjet me 3 fëmijë dhe e rrisim me 10% për të tjerat. Ligjërojmë me këtë buxhet pagën prej 30 mijë lekësh në muaj për naftëtarët e fierit për gjithë vitin 2022. Financojmë me 2.6 mlrd indeksimin e pensioneve, si edhe bonusin e fundvitit për pensionistët. Financojmë vijimin e vaksinimit”- tha Rama.

Loading...