Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.
Në fjalën e tij, Rama tha se më 31 dhjetor do të marrë fund epoka e ryshfetit dhe duke nisur nga viti i ardhshëm do të ketë cdo shërbim online.
Të vetmet që do të kryhen në zyra do të jenë ato që kanë nevojë për prezencën e qytetarit.
Edi Rama: Jo vetëm që certifikatat janë online para disa vitesh por më 31 dhjetor të këtij viti mbyllen online të gjitha shërbimet publike. Nuk kanë nevojë për prezencën e qytetarit, vetëm për ndonjë proces specifik siç është marrja e shenjave të gishtërinjve për aplikimin për pasaportë. Kështu mbyllim etapën e kontaktit me punonjësit e shtetit. Tashmë dhe platforma për bashkëqeverisjes është ligj dhe ka kaluar. Ka shumë teori por shumë shtete kanë tradicionalisht zyrat e marrëdhënieve me publikun që janë zyra që në pjesën më të madhe, siç kanë funksionuar këtu deri para disa kohësh, tani funksionon më lehtë. Kjo gjë siguron një ndërveprim, kontroll mbi ligjshmërinë e administratës. Ambicia e këtij mandate është mbyllja e sporteleve që ofrojnë shërbime me radhë e kontakte që shumë herë rezultojnë në marrëdhënie ku futet ryshfeti e karakteristika kryesore është vonesa./a.m/noa.al