Fier, fusha sanitare moderne për trajtimin e mbetjeve në Fier

Fushat sanitare të përpunimit të mbetjeve në Fier do të bëjnë të mundur jo vetëm kontrollin e mbetjeve dhe të shpëtimit nga helmet, por do të prodhojnë energji.

Vendosja e impiantit në Fier ka avantazhe për zonën dhe për më gjerë, pasi nga njëra anë bëhet mbledhja dhe grumbullimi i mbetjeve, problem serioz në vend, trajtimi teknologjik i tyre duke shmangur çdo impakt negativ në mjedis dhe zonën përreth.

Për më tepër, do të kemi përfitim në energji për banorët dhe bizneset e zonës dhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga kantieri i ndërtimit të këtyre fushave sanitare.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i ndërtimit të fushave sanitare të përpunimit të mbetjeve në Fier, ku do të prodhohet edhe energji elektrike nga mbetjet e krejt zonës, duke shëruar plagën e vjetër të helmimit të ujërave e të tokës në një prej territoreve më të rëndësishëm për prodhimin kombëtar bujqësor, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

Me ndërtimin e këtyre fushave do të kemi një mjedis të mbrojtur nga helmet dhe pasojat që krijojnë helmet e mbetjeve jashtë kontrollit./ATSH

Loading...