Aksident tragjik në Greqi.
Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në Lamia.
Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një tanker karburanti duke u kthyer në një grusht hekurishtesh.
Nga përplasja kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.
E gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin nga stafi i spitalit të Lamias sipas mediave greke.
Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Loading...