Këtë sezon në “Love Story” janë dy vajza dhe dy djem në fron. Djemtë quhen Kristi dhe Xhoni, ndërsa vajzat Daniela dhe Dea.
Kristi dhe Xhoni
Daniela Shima, froniste: Sportet janë një pasion i madh për mua, nuk janë vetëm një arsye për të qenë në super formë, por se më pëlqen adrenalina. Më pëlqejnë sfidat, sidomos ato që kam me veten, sepse garat me të tjerët i fitoj gjithmonë. Modele dhe ish-konkurrente në Miss Universe, eksperienca që më kanë bërë që të jem gjithmonë në qendër të vëmendjes, madje kur nuk e kam mundohem që ta rrëmbejë me çdo kusht. Në raportet e mia me djemtë marr gjithmonë atë që dua. Më pëlqen që në çift të jemi të barabartë, në një lidhje mbi gjithçka vlerësoj sinqeritetin.
Dea Vieri, froniste: Jeta ime ngjason me një ëndërr të bukur, gjithmonë kam dashur që të fluturoj lartë te prek qiellin dhe besoj se ia kam arritur. Prej disa vitesh kam punuar si stjuardesë, por duke qenë në ndjekje të kësaj ëndrre kam harruar që të harruar që të gjej gjysmën time më të mirë. Djali i ëndrrave të mia? Dikush që thyen monotoninë dhe i bashkohet ritmit të jetës sime. Ky është momenti që të filloj një udhëtim të ri, të fluturoj drejt një aventure te re ‘Love Story’.
SHQIPERIA IME