Erion Braçe flet pas sherrit me Salianjin, tregon si qëndron e vërteta

Pas disa minutash ndërprerje, ka rinisur seanca plenare. Seanca u ndërpre për shkak të përplasjes së Salianjit me Braçen pas akuzave se ish zëvendës kryeministri ka dalë në përgjimet italiane për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

Por vetëm 5 minuta më pas, Erion Brace ka sqaruar se zotëron dokumentin e plotë si dhe thekson se në atë kohë nuk ka qenë zv.kryeministër dhe nuk e ka takuar kurrë Rezart Taçin.

Fjala e Erion Braçes

“Kam më shumë se 1 orë që diskutohet për etikë. Por etika në këtë sallë mori fund ditën kur i gjithë mllefi, urrejtja, u derdh mbi një fletë votimi që ishte emri i një gruaje. Rikthejeni ato pamje dhe do shihni se si mori fund etika që atë ditë. Unë erdha për të folur për buxhetin, kam folur vetëm për buxhetin. Kisha një qëllim për të folur për bujqit, siç e mendoj e ndjej unë. Se sa i shqetësuar jam unë për bujqit, këtë se gjykon asnjeri në këtë sallë. Unë thashë atë që mendoj në lirinë time të plotë. Në këtë sallë, ka shpifës të dënuar nga gjykata. Madje jo shpifës së dënuar, por komplotues në kurriz të nderit, dinjitetit të njerëzve që janë në këtë sallë. E përsëritur, e përsëritur, natyrisht që ka një durim.

Dokumenti i përgjimit të Rezart Taçit mban datën 18 tetor, 2021. Atë dokument e zotëroj të plotë. Në 18 tetor 2021 unë nuk kam qenë zëvendës kryeministër. Që në shtator, roli im ka qenë thjesht i deputetit, që të jemi korrekt e të qartë. E di shumë mirë që në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri e te tjetri. Do e provoj që paguhen. Kjo histori me lojëra luftërash banale që ndodhin këtu, përfundojnë te dita e pagesës kesh. O kam denoncuar unë privatësimin e Armos, të gjitha ngjarjet që kanë pasuar transaksionet e Armos, midis të cilave dhe ngjarje tragjike, nuk ka fol njeri në këtë sallë. Jo vetëm kam folur dhe kam kallëzuar në Prokurori. Një prokuror që nuk është më, e mori dhe e fshiu dosjen. Aty e keni Armon varr të hapur të një korrupsioni politik, që nisi në atë parti dhe vijon të mbesë varr i hapur në atë parti. Mes meje dhe Taçit na ndan një oqean i madh. Unë me të s’kam folur kurrë. Unë nuk kam shkelur kurrë në televizionin e tij.”

Loading...