Familja e Mane Lumanit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve të Shqipërisë dhe në vecanti të Vlorës , të biznesmenëve, të aktorëve, të cdo personi me zemër të mirë. Mania ka bërë shumë për Vlorën dhe qytetarët e saj. Tani është rradha jonë ta ndihmojmë në vlera monetare. Nr llogarisë i Mane Lumanit, në lekë shqiptare dhe euro. Faleminderit
Gjiganti është duke kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore! Në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit! I harruar dhe i patrajtuar nga ata që kanë për detyrë kujdesin dhe vlerësimin për Mjeshtrat e Mëdhenj, artistët që dalin nga gjiri i popullit!
Është një nga ata të Katërt, të cilët si rrallë gjëra në këtë jetë u simbolizuan me emrin e qytetit! Parodistët e Vlorës! 23 vjet më parë, pikërisht në nëntor të vitit 1998, qyteti u sensibilizua dhe u solidarizua me problemet e para shëndetësore të Metit të shtrenjtë, duke i mundësuar ndërhyrjen mjekësore në Itali. Shërim të shpejtë dhe e kalofshi sa më lehtë o i madhi Mane Lumani! Nga Ergys Alushi