Kreu i PD-së Lulzim Basha mori fjalën në parlament menjëherë pas mbarimit të diskutimit të kryeministrit Edi Rama. Kreyedemokrati vendosi 3 herë një regjistrim audio ku pretendon se është një telefonatë e një qytetari me Ramën, ku ky i fundit e shan të riun dhe Basha thotë se kjo është fytyra e vërtetë e Ramës.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Kjo i jep mundësinë sharlatanëve në politikë të dalin dhe të hiqen si ëngjëj kur në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të imagjinojë mendja njerëzore këtu në këtë sallë. Në emisionet televizive, madje edhe në komunikim me qytetarët. Nuk e kam fjalën këtu për kërcënime nga ato të parafolësit. I ka pasur biletën e hyrjes së tij në politikë. Një pjesë prej tyre sot janë nën dhe.
E kam fjalën për një mospërmbajtje me të vërtetë të përmasave jo njerëzore apo shtazërore. Ku ishte krejtësisht e panevojshme ndaj një qytetari të pambrojtur. Me fjalë që mua nuk m’i lejon edukata familjare. (Basha hap një video ku Rama komunikon në telefon me një qytetar).
Debati që dëgjohet në audio mes Rames dhe qytetarit:
Rama: Po ça vodha mo të Tq*fsha robt.., mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?
Qytetari: Që nga teatri
Rama: O rrugaç
Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?
Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara
Qytetari: Maskara je ti që vjedh
Ky ishte kryeministri i vendit. E dini se çfarë është më e turpshmja. Mjafton të shkruash Edi Rama fjalor banal dhe mund të shohësh gjithë natën fjalë banale të nxjerrja nga goja e kryeministrit.
Sot thotë se nuk e ul dot veten. Ku ta ulësh më shumë se sa e ke ulur. Ti kënaqesh duke u shkaktuar qytetarëve vuajtje pa fund. Ti e çon në emigracion gjysmën e shtresës së mesme. Zëvendëson punën e ndershme me trafikun e drogës dhe pastaj thua po ta ul pak.