Konkurrentja e ‘Për’puthen’ ‘kapet mat’ me ish të dashurin

Konkurrentët e emisionit të dashurisë, “Për’puthen” janë gjithmonë në qendër të vëmendjes sidomos jashtë emisionit.

Antonia Gjoka është një nga konkurrentet e këtij sezoni dhe para disa orësh faqja e njohur e rrjetit social “Instagram” – ‘Vipat e Bllokut’ ka postuar një video ekskluzive, ku Antonia ndodhet me një djalë në një dyqan rrobash.

Faqja ‘Vipat e Bllokut’ pretendon se djali pranë Antonias është ishi i saj, Ergysi.

Kujtojme se Antonias i erdhën dhuratë anonim lule në emision dhe kjo ngriti dyshime te konkurrentët se mos ajo ka një lidhje jashtë.

Për këtë ajo ka pasur dhe akuza të forta të bëra nga Meliku, i cili tregoi biseda kërcënuese që ja kishte dërguar dikush në lidhje me Antonian.

Ai e akuzoi Antonian për lidhje jashtë dhe kjo e fundit shpërtheu dhe doli nga studio.

“Kam pasur respekt për ty dhe të kam dhënë kohë. Të tregohesh kaq i pafytyrë nuk quhet burrni. Nuk të shikoj për më tepër dhe nuk do të shoh më shumë. Ku qëndron problem i refuzimit, ku? Jam sqaruar. Madje të kam pyetur nëse është surpriza e jotja apo e imponuar. Unë nuk kam pasur kurrë pëlqim për ty. Të zgjodha vetëm për respekt. Tani nuk kam as respekt për dikë si grada jote”, u shpreh Antonia.

“Më kanë kërcënuar për ty, ti je kokrra e mashtrueses”, tha Meliku.

“Për mua je i pafytyrë, nuk di as të të shoh i pacipë”, iu drejtua ajo.

Loading...