Urimi i veçantë i ministres Manastirliu për festat e fundvitit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një video të veçantë ka uruar festat e fundvitit.

Përmes pamjeve të të porsalindurve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë edhe mesazhet e urimit për festat e fundvitit.

Duke prekur edhe çështjen e bonusit të bebes, ministrja shprehet se me Vitin e Ri, pra në janar të 2019 nis edhe dhënia e bonusit të bebes.

“Me këto pamje të mrekullueshme të të porsalindurve, që janë kuptimi i jetës, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”,-shprehet Manastirliu.

Loading...