Ajo është njëra nga artistet që i ka munguar showbizit shqiptar që një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Bleona Qereti, e cila prej vitesh ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në Los Angeles. Bukuroshja, që gëzon një karrierë të bujshme profesionale, tanimë është rikthyer në Shqipëri për të qenë pjesë e një spektakli. Ajo u zbulua se është përzgjedhur si opinioniste në emisionin e dashurisë “Love Story 2”, përkrah Robert Aliajt dhe Jerina Lalajt.
Në një postim të ndarë në rrjete sociale, ylli konfirmon se është pjesë e këtij shou pavarësisht se është beqare. “Pavarësisht se kam gjithë jetën në sytë e publikut, jeta ime private ka qenë gjithmonë shumë e shenjtë. Unë jam e lirë si individ, por besoj tek vlerat – unë besoj tek familja”. “Dhe uroj që çdo kush nga këta të rinj që ka ardhur në këtë shou ta gjejë dashurinë e vërtetë. Dashurinë pa kushte, pa kompromise! Edhe pse marrëdhëniet tuaja do të zhvillohen nën monitorimin e kamerave, shpresoj që jeni të vërtetë në emocionet e juaja”, u shpreh Qereti.Kujtojmë që ky është sezoni i dytë i programit të dashurisë, “Love Story”.