Sëmundja e rëndë i merr jetën doktorit të njohur shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për mjekësinë shqiptare. Pas një beteje 1-vjeçare me një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë sot doktor Shahin Kadareja.

Ai është një nga të parët Doktorë të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Doktor Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani.

Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve. Ai arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit.

Ai është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990.

Ai shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye sërisht profesionit të mjekut.

Doktor Shahin Kadare është vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare.

Loading...