Sherr për një pacient mes kryeinfermierit dhe mjekut në Spital

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e brendshme të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë. Burime pranë këtij spitali bënë të ditur për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enver Doçi se në orët e paradites, kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K., është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped me inicialet J.R.

Shkak mësohet se është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë. Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në dhunë fizike, por ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në korridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.

Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R., e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.

Loading...