Ha mish viçi dhe qengji të pagatuar,25-vjecarja ndihet më e shëndetshme me ndryshimin e dietës së saj

Një grua në Hungari ka deklaruar se ndihet më e shëndetshme me ndryshimin e dietës së saj, e cila konsiston në mish të pagatuar viçi, qengji dhe vezë. Sipas saj, kjo e ka ndihmuar të përballojë një sëmundje që prek vezoret dhe shkatërron çregullime hormonale, si edhe me problemin me nivelin e insulinës e tretjen.

Kasapja dhe shefja e kuzhinës, Nikolet Kiss, 25 vjeç kaloi në një regjim ushqimor me mish të pagatuar që prej vitit të shkuar dhe nuk e ka ndërprerë. Ajo shpenzon rreth 70 dollarë në javë për lloje të ndryshme mishi të freskët që i përshtaten shijeve të saj të pazakonta.

“Pas vaktit jam më pak e fryrë dhe kam parë ndryshime shumë pozitive në trupin dhe mendjen time. Është më i thjeshtë për t’u tretur dhe vërtet më pëlqen shija. Kam një varietet të gjerë mishrash që më pëlqejnë si edhe mëlçi, zemër, palcë kocke dhe tru, nuk më pëlqen të kem vetëm dy opsione”.

Nikolet përdor shumë rrallë erëza, qofshin këto edhe kripë apo piper, për të mos ndryshuar shijen e mishit. Ajo nuk është e shqetësuar për rreziqet e mishit të pagatuar, pasi shprehet se sigurohet që kafsha të jetë e ushqyer dhe e rritur natyralisht, si edhe beson se acidi klorhidrik në stomak është mjaft i fuqishëm për të eliminuar bakteret.

Në rastet kur i hahet diçka ndryshe, Kiss përfshin edhe fruta apo perime në dietën e saj. Prindërit, bashkëshorti dhe të afërmit e saj e kanë pranuar tërësisht këtë mënyrë ushqimi të saj, ndryshe nga komentet negative në rrjetet sociale, por kjo nuk ndikon aspak në vendimin e së resë.

Loading...