Borëpastruesja përplas për vdekje 43-vjeçaren

Një grua është përplasur për vdekje nga një borëpastruese në Rusi. Makina doli nga kontrolli dhe e mori përpara duke e ndarë përgjysmë.

Pamjet e aksidentit janë të frikshme. Makina në fjalë humb kontrollin dhe niset në drejtim të njerëzve, të cilët po prisnin autobusin pranë një kabine, raporton “BalkanWeb”.

Disa persona pikasën makinën që po vinte në drejtim të tyre, por fatmirësisht ata u larguan shpejt duke shmangur kështu një tragjedi të vërtetë.

Gruaja 43-vjeçare u përplas për vdekje, ndërsa mediat shkruajnë se borëpastruesja e ndau në dysh qytetaren e cila ishte në stacion dhe po priste autobusin.

(n.m/BalkanWeb)

Loading...