Kakavijë, 8 026 shtetas shqiptarë e të huaj që kanë mbërritur në vendin tonë në 24 orë

Në pikën e Kalimit kufitarë të Kakavijës në Gjirokastër janë regjistruar 8 026 shtetas shqiptarë e të huaj që kanë mbërritur në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit.

Zyra e Shtypit e Policisë së Gjirokastrës deklaron se situatë në këtë pikë kufitare është e qetë, pavarësisht fluksit të rritur në hyrje. Mësohet se situate në këtë pikë kufitare është e qetë dhe po punohet me kapacitet të plotë, 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje për të menaxhuar sa më mirë fluksin.

Sipas zyrës së Shtypit të Korçës mësohet se janë regjistruar 6 620 shtetas shqiptarë që kanë hyrë në vendin tonë përmes Kakavijës gjatë 24-orëve të fundit. Po ashtu nga kjo pikë kufitare kanë hyrë dhe 1 406 shtetas të huaj gjatë 24-orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar dhe 1 352 automjete në hyrje. Sa i takon daljeve, kemi 2 746 shtetas shqiptarë dhe 851 të huaj që janë larguar përmes Kakavijës nga Shqipëria gjatë 24-orëve të fundit.

Afrimi i festave të fundvitit ka rritur numrin e qytetarëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar këto festa në vendin tonë.

Policia e Shtetit të shtunën njoftoi se ka marrë masat për të siguruar qytetarët në kalimin e sa më qetë dhe mirë të festave të fundvitit. Policia njoftoi se në të gjitha pikat kufitare është shtuar numri sporteleve që i vjen në ndihmë qytetarëve, ndërsa sqarohet se dhe në akset kryesore të qarkullimit rrugor ka kontrollet përkatëse për të rritur sigurinë rrugore.

Loading...