Zbulohet skandali i gjinekologut: ‘Bëj s*ks me mua që të shërohesh nga kanceri dhe virusi’

Nga Italia mbërrin një rast i denoncuar nga emisioni investigativ “Le Iene”. Denoncimi ka pasuar një hetim i brendshëm nga Shoqata e Mjekëve të Barit dhe hapjen e një dosjeje hetimore nga Prokuroria Publike e Barit.
“Le Iene” transmetuan rastin e një gjinekologu i specializuar në fushën e virusit papilloma dhe autor i disa studimeve shkencore, i cili dyshohet se i tha një pacienteje, siç denoncoi ajo te “Le Iene”, se “marrë dhënia se* suale me të do ta shëronte nga infeksioni me virusin papilloma dhe kështu të parandalonte kancerin e qafës së mitrës”.

Vi tima “terapisë se*suale” të gjinekologut kontaktoi redaksinë e programit të Italia Uno duke treguar këtë histori që daton disa muaj më parë. Deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ankesë apo denoncim në drejtësi për këtë histori, por pas denoncimit publik do të hapet një dosje hetimore për të konstatuar vërtetësinë e denoncimit dhe përgjegjësitë e mundshme të mjekut, 68-vjeçar, i njohur në Bari, që ka dalë në pension, por vazhdon të ushtrojë profesionin e tij.

Për këtë edhe Shoqata e Mjekëve italianë ka hapur dosje për marrjen e çdo mase disiplinore. Në shërbim, mjeku zbulon praninë e virusit papilloma te një paciente e shëndoshë e infiltruar nga programi investigativ pikërisht për ta demaskuar atë dhe me analizat e bëra menjëherë para vizitës te mjeku gjinekolog në Bari.

Mjeku nuk zhgënjen. Pasi e gënjeu duke i thënë se kishte virusin papilloma, mjeku e nxit që të kryejë marrëdhënie seksuale me të që të jetë në gjendje ta neutralizojë. Mjeku thotë se me këtë kurë ka shëruar disa gra dhe se të njëjtën metodë e ka aplikuar edhe për pasuniversitarët e tij kur jepte mësim në universitet.

Loading...