Debate të forta janë zhvillur në studion e opinion mes analistit Artur Zheji dhe ish-deputeti i PD, Arben Ristani, ku nuk kanë munguar fyerjet dhe akuzat pedrsonale.
Teksa flisnin për debatin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ata kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.
Ristani ka akuzuar se Zheji ka marrë “zarfe” për të mbrojtur Bashën, ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigja e analistit i cili e cilësoi si person të alkoolizuar.
Ristani: Ti nuk mund të bësh provokime të tilla spese dhe ti ke përfitime për pozicionin që mban, takohesh merr ca zarfe diku.
Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tap shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.
Ristani: Mos fol budallallëqe.
Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.
Ristani: Mos merr zarve poshtë e lartë dhe provokime të tilla mos bëj.
Zheji: Modero alkoolin se të dëmton neuronet. Nuk të fola asgjë nënbrez.
Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa
Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti.
Ristani: Ti e nise.
Zheji: Të fola për Fushën.
Ristani: Fushenë e hapa unë.
Zheji: Tërhiqe atë që the.