Një zjarr ka shpërthyer ë në spitalin e Vlorës.
Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë brenda godinës së spitalit, në katin e tretë, që përkon dhe me repartin e kirurgjisë.
Burime për Noa.al bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka rrezik për pacientët e shtruar.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.
Pas disa minutave zjarrfikësit kanë mundur që të shuajnë flakët, ndërkohë që mediat nuk janë lejuar që të hyjnë në ambientet e brendshme të spitalit./noa.al
Loading...