Tola e ‘Përputhen’ flet për herë të parë: ‘Kam një vajzë 4 vjeçe’

Pak ditë më parë Tola e ‘Përputhen’ i bëri të gjithë të mendonin se ishte nënë e një vajze të vogël. Ajo publikoi disa foto pranë vogëlushes në rrjete sociale, duke thënë “Po (kam fëmijë). Kjo është mrekullia ime”.

Tola ishte e ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku fillimisht u shpreh “Unë kam një vajzë të vogël 4 vjeçe”. Më pas ajo sqaroi se vogëlushja në fakt është vajza e motrës së saj.

“E vërteta është që ajo është mbesa ime, nuk është vajza ime. Unë jam një nënë e dytë sepse tezja është si nënë e dytë. Kam një lidhje shumë të fortë me të, madje edhe po ta pyesësh vajzën kush të ka bërë, thotë më ka bërë tezja. Edhe të afërmit nuk më thonë si e ke mbesën, por si e ke vajzën”, tregoi Tola.

Loading...