Në Vaqarr janë dorëzuar shtëpitë e rindërtuara, për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Banorët kanë falënderuar kryeministrin Rama, por në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i “Fundjavës Ndryshe”, Arbër Hajdari i cili ka deklaruar se banesat janë ndërtuar nga bamirësit.
Teksa iu referua kryeministrit, kryebashkiakut dhe vetes së tij, Hajdari u shpreh se ata janë shërbëtorë.
Rama: Merre celësin nëna, ta gëzoni
Banorja: Dua të falënderoj kryeministrin, kryetarin e bashkisë dhe Arbërin që na mundësuan ndërtimin e shtëpisë.
Hajdari: Të treve na ke falenderuar kot, sepse shtëpinë e kanë bërë bamirësit, shqiptarët. Ne jemi shërbëtorë, shërbëtori numër 1, shërbëtori numër 2 dhe shërbëtori numër 3.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përveç rindertimit të banesave u realizua edhe ideja e një lagjeje të re.
Sipas kryeministrit Rama, janë 33 mijë familje të prekura nga tërmeti, të cilave do t’u ndryshohet jeta.