Një prej familjareve të Mateos tenton që të hyjë në burgun e Vlorës, qëllon me gurë dhe hipën në kangjella

Pamjet që shihni tregojnë disa momente nga protesta që familjarët e Mateos, 8-vjeçarit që u vra barbarisht nga fqinji i tij, kanë zhvilluar sot para paraburgimit të Vlorës.
Të irrituar dhe me thirrje të forta drejtuar këtij institucioni, familjarët kanë tentuar që të hyjnë brenda me forcë. Madje një grua, pasi qëllon me gurë nga kangjellat ku qëndron edhe kordoni i policisë, tenton që të hyjë brenda duke u ngjitur nga rrethimi.

Por pavarësisht tentativës së saj, ajo nuk është lejuar nga policët. Këta të fundit kanë kërkuar që familjarët të tërhiqen. Familjarët e viktimës bënë thirrje që autori që qëndron në izolim, Klodian Çalamani të nxirret jashtë dhe të japë arsyen se pse e vrau 8-vjeçarin.

Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.

Loading...