Florian Marku arriti që të mposhte edhe Luiseton në Wembley me shifrat 78-75, duke qenë i pamposhtur dhe rritur shifrën e fitoreve të marra. Ashtu si edhe ndaj Prodan, gjithçka do të vendosej nga vendimi i gjyqtarëve.
Një tjetër ngjashmëri nga ndeshja e fundit ishte edhe me sjelljen e trajnerit grek, Georges Armagos.
Pas përballje kundër Prodan, Armagos do të kujdesej që flamuri shqiptar të mos binte nga shpatullat e Markut.
Ndërsa pas fitores ndaj Luiseto, Armagos i bëri thirrje boksierit shqiptar se e kishte kthyer flamurin gabim, për ta ndihmuar që shqiponja të mos ishte me kokën poshtë. /Sport Ekspres/
Kujtojme te njejtin veprim ka bere edhe ne daten 26 shtator kur fitoi titullin kampion Florian Marku.