Fifi nuk heq dorë nga Graniti: ‘Më mungon shumë, e mendoj gjithë kohës’

Fifi nuk ka hequr dorë nga Graniti pavarësisht deklaratës së tyre se do të mbesin shokë. Teksa bisedonte sot me Sarën dhe Antonelën, ajo u tregoi vajzave se vazhdon të mendojë për Granitin gjithë kohës.
Fifi tha se kur shikon Sarën me Pm i kujtohet çdo moment që ka kaluar me Granitin.

“Ti me Pm më kujton marrëdhënien time që kisha me Granitin. Kur ju shoh ju, shikoj veten edhe pyes veten se a kam qenë dhe unë kaq mirë me Granitin. E mendoj atë gjith kohës, më mungon shumë”, tha këngëtarja.

Loading...