Tragjike/ Gazetarja e njohur gjendet e pajetë në hotel

Një gazetare e BBC është gjetur e pajetë në dhomën e hotelit, ku po qëndronte në Kenia. Autoritetet atje kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë. Mediet e huaja raportojnë se Kate Mitchell, punonte për degën e bamirësisë të rrjetit televiziv shtetëror BBC, Media Action.

Ajo u gjet e vdekur të shtunën, pak pasi në dhomën e saj ishte aktivizuar sistemi i alarmit. ndërsa dritarja e dhomës së saj në katin e tetë ishte e thyer dhe trupi i një burri që kishte qenë më herët me të u gjet përtokë jashtë hotelit.

“Ne jemi ende duke hetuar dhe deri tani duket se burri është hedhur nga dritarja e katit të tetë pasi ka vrarë britaniken”, tha drejtuesja e policisë së Nairobi, Augustine Thumbi, për AFP.

Kate Mitchell punonte prej 14 viteshvpër organizatën dhe kohët e fundit kishte qenë drejtuese projekti në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.

Loading...