Vjen lajmi urgjent nga Gledis Nano

Policia e shtetit ka publikuar nje informacion zyrtar ne lidhje me nje marreveshje per testin e droges per te gjithe punonjesit e policise.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, nisur nga qëllimi për të mbrojtur integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për të garantuar sigurinë e tyre në publik, si dhe për të ruajtur imazhin pozitiv të Policisë në komunitet.

Bazuar në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Rregulloren për Policinë e Shtetit, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi qe konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre”.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtor Nano i ka kërkuar përfaqësuesit të laboratorit, paanshmëri, garanci maksimale në kryerjen e këtij testi dhe ruajtje të konfidencialitetit të të dhënave.

Në kuadër të marrëveshjes, Drejtori i Përgjithshëm ka nxjerrë dhe urdhrin përkatës për të gjitha strukturat qendrore dhe vendore.

Loading...