‘Të jetosh pa babain’/ Angi rrëfen jetën pa të dhe dëshirën për ta kthyer pranë familjes

Në Televizionin Klan Plus nisi këtë të shtunë emisioni “E ardhmja është vajzë”, me moderatore Ermira Çaushollin. Ky emision i dedikohet figurës së vajzave, nënave, çdo gruaje e cila ka diçka për të thënë. Në këtë pjesë të parë ishte e ftuar Angi për të treguar historinë e trishtueshme të jetës së saj.

Babai vendosi të largohej nga Shqipëria për të punuar në Itali, kur ajo ishte ende fëmijë. Sigurisht prezenca shpirtërore e babait është e rëndësishme në jetën e fëmijëve, sidomos të vajzave, por dhe ajo fizike ka të njëjtën peshë.

Angi: Babi im prej shumë shumë kohësh ka emigruar dhe vazhdon të jetë në Itali. Në momentin e parë që ai zgjodhi të emigrojë, kemi qenë shumë të vegjël. Unë, vëllai dhe motra dhe mami po ashtu shumë e re. Sigurisht unë vëllai dhe motra kemi një diferencë me njëri-tjetrin prej 2 vitesh.

Besoj se ka qenë shumë e vështirë që asokohe, mosprezenca e tij fizike, por në asnjë moment mungesa e përkushtimit, ofrimi i dashurisë, apo kohës së tij. Gjatë viteve faktikisht kam kuptuar se sa më shumë rritesh, sa më shumë piqesh, aq më shumë i kërkon prindërit, aq më shumë do të rrish me ta aq më shumë do t’i dëgjosh zërin, t’i dëgjosh këshillat dhe mendoj se bëhet akoma më e vështirë.

Momentalisht jam 23 vjeçe dhe e shoh që është shumë e vështirë për mua që babi vazhdon të jetë andej. Kur është e vështirë për mua si fëmijë, e imagjinoni dot sa e vështirë do të jetë për mamin?! Për një grua që prej kaq shumë vitesh, rri bashkë me fëmijët, por që prezenca e burrit është diçka shumë e madhe./tvklan.al

Loading...