Ai kalonte pasdite të tëra me nipin e tij të preferuar, e shoqëronte në shkollë dhe luante me Matias, 10 vjeçarin me origjinë shqiptare që u vra nga babai i tij në Viterbo të Italisë.
Të dielën në mëngjes, daja i vogëlushit hyri i armatosur me thikë në spitalin ku babai i Matias, polaku Mirko Tomkow ndodhet ende në spital dhe ruhet pasi u gjet pa ndjenja në banesën ku kishte vrarë djalin e tij.
“Më thuaj ku është Mirko, që ta vras menjëherë”, u tha daja i Matias rojeve të sigurimit të Belcolle, të cilët menjëherë thirrën karabinierët.
Daja i fëmijës së vrarë është rrethuar dhe çarmatosur nga efektivët. Më pas u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Tani rrezikon të denoncohet, shkruajnë mediet italiane, raporton abcnews.al. Synimi i tij ishte i qartë: të hakmerret për vrasjen e Matias, duke qenë se babai vrasës ndodhet ende në spital.
Polaku Tomkow, u arratis nga spitali COVID, shkoi në shtëpi dhe vrau djalin e tij 10-vjeç me thikë. Ai akuzohet për vrasje të rëndë me dashje.
Nga dëshmitë e mbledhura rezultoi se Tomkow kishte shfaqur qëndrime të dhunshme dhe provokuese, edhe për shkak të abuzimit me alkoolin. Fqinjët kishin dëgjuar shpesh debate mes tij dhe gruas së tij me origjinë shqipare, e cila përfundimisht vendosi t’i drejtohej policisë për ta denoncuar. Nëna e 10-vjeçarit ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur./abcnews.al