Trendi që duam të flasim sot është pikërisht për veshjet me një nga ngjyrat më femërore, që është pikërisht ngjyra e vjeshtës. Rozën do ta shikojmë kudo, në shumë nuanca, pothuajse dëshiron të mundë grinë tipike të sezonit të ftohtë. Neon, çiklaminë , luleshtrydhe; duhet të jetë vërtetë një nuancë roze perfekte edhe për atë që nuk e ka pëlqyer kurrë në veçanti. Momenti për ta besuar ka ardhur, duke preferuar aksesorë që ndezin edhe veshjen më klasike, duke harruar idenë si “Barbie girl”, (Vajzë Barbie) që mund të lidhet lehtësisht me këtë nuancë. Nga palltoja dopjo petë tradicionale tek xhupi, nga xhinset e ngushta tek fustanet. Zbuloni cilat janë veshjet që duhet të zgjidhni për t’i dhënë një prekje energjie veshjeve tuaja të vjeshtës./atsh
Trendi, rozën do ta shikojmë kudo!
Loading...