U gjet sot pas 1 muaj kërkimesh, 17-vjeçarja shokon me deklaratën: ‘Me djalin e hallës shkova me dëshirë, s’më përdh*noi’

Detaje të rënda dalin në dritë në lidhje me largimin e 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës, e cila u gjet sot pas 1 muaj kërkimesh në zonën e plazhit.
BW ka siguruar dëshminë e adoleshentes në policie e cila ka pohuar se jetonte me djalin e hallës.

Madje ajo ka sho kuar me deklaratën e saj teksa tha se me të kishte dhe një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut. Madje ajo pohon se ishte e rritur dhe se prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak.

“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhu nuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.
Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se 24-vjeçari me inicialet Sh. F., është shpërndarës dr oge.

Ndërkohë, në banesën e tij që kishte marrë me qira në zonën e Plazhit në Durrës, atij iu gjetën rreth 400 gramë lëndë narkotike ka nabis, ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave.

Loading...