Një lajm i trishtë ka ardhur për kinematografinë botërore. Aktori amerikan Joey Morgan, i njohur për rolet në Guide Scouts to the Zombie Apocalypse, Flower and Compadres, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.
“Joey Morgan ndërroi jetë herët në mëngjes të së dielës. Ishte një tronditje dhe na shkatërroi të gjithë ne që e donim atë. Ai do të mungojë shumë. Shpresojmë që të gjithë ta kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për të dashurit e tij dhe mund të respektojnë kufijtë dhe t’i lejojnë ata të pikëllohen në mënyrë private”, tha një përfaqësues i aktorit në një deklaratë për The Hollywood Reporter. Asnjë shkak i vdekjes nuk u dha.
Regjisori i Scouts, Christopher Landon, i bëri homazhe aktorit në Twitter, duke shkruar:
“Joey Morgan erdhi në jetën time gati 9 vjet më parë kur bëra Scouts. Ai ishte i qetë, qesharak, inteligjent dhe i zhytur në mendime. Dhe kur kamerat u ndezën ai ishte magnetik. Ai u nda nga jeta sot dhe lajmi është zemërthyes. Jam i nderuar që e kam njohur.”
Morgan i lindur në Çikago bëri debutimin e tij si aktor në komedinë aksion të Paramount, Scouts Guide to the Zombie Apocalypse (2015), duke luajtur rolin e Augie Foster, dhe ishte një nga tre aktorët kryesorë së bashku me Tye Sheridan dhe Logan Miller. Një vit më pas ai ishte bashkë-udhëheqës në produksionin meksiko-amerikan Compadres, një komedi në të cilën ai luajti një haker adoleshent që kishte bashkëpunëtor ish-polic të luajtur nga Omar Chaparro.
Në vitin 2017, Morgan luajti si adoleshenti problematik Luke Sherman në komedinë e errët të Max Winkler, Floëer, e cila u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Tribeca. Morgan u vlerësua për performancën e tij dhe u zgjodh nga Indie Wire si një nga talentet e Tribeca-s për atë vit.