Efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi është shpallur i pafajshëm 6 muaj pasi u arrestua për transport të lëndëve n arkotike në Tiranë
Bëhet me dije se Liçi është liruar nga akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
I riu me banim në Fier, ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62 vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë.
Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë. Kur arritën në Ndroq, Dedë Nimani kërkoi që të zbriste nga makina dhe aty ndërhyri Policia që i ndiqte, duke i arrestuar të gjithë në flagrancë.
Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Xhulio Liçit, në çantë e vendosur nga 62 vjeçari Dedë Nimani, u gjet 1 kg ko kainë.
Kur dolën para Gjykatës, Dedë Nimani pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEAS nuk kishte asnjë lidhje, por e kishte marrë rastësisht në makinë. Edhe vetë Xhulio Liçi u shpreh para togave të zeza se nuk e njihte më parë Nimanin, por kur e kishte parë në Plepa duke kërkuar makinë për të ardhur në Tiranë, dhe e kishte marrë.
Në këto kushte, prokuroria e gjendur përballë mungesës së provave ka liruar nga akuzat efektivin e RENEA-s.