Vrau kunatën, apeli e mbyll në qeli përjetë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erdet Çapokun. Togat e zeza e kanë dënuar me b urgim të përjetshëm për v rasjen e kunatës. Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të vitit 2020 në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Enkeleda Çapoku u vra nga kunati në sy të vajzës së mitur.

Erdet Çapoku ka qëlluar disa herë me një shkop bejsbolli gruan e vëllait të tij, duke i sjellë v dekjen. Çapoku u arrestua pas krimit. Para hetuesve ai tha se kishte v rarë kunatën për shkak se nuk e respektonte dhe se i kishte kthyer të afërmit kundër.

Loading...