Aksidenti tragjik/ Ambasada e Maqedonisë në Sofje mbushet me lule, qirinj dhe lodra

Në pjesën e jashtme të ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje janë vendosur, lule qirinj dhe lodra në shenjë homazhi për viktimat në zjarrin që përfshiu autobusin.

Si pasojë e një zjarri të rënë në një autobus humbën jetën të paktën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Pamjet e publikuara tregojnë qytetarë që vendosin lule para ambasadës ndërsa janë ndezur edhe qirinj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Struma-s ndërsa mes viktimave ishin edhe 11 fëmijë. Nga zjarri mundën të shpëtonin vetëm shtatë persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Loading...