Agron Shehaj pasi ka bërë verifikimin e firmave të delegatëve në selinë blu ka dalë në një deklaratë për mediat. Shehaj tha se do të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor pasi është legjitim.
Agron Shehaj: Sot komunikova me gjithë delegatë që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor, fola me mbi 80% sepse një pjesë nuk u përgjigj. 98% e delegatëve konfirmuan se kanë firmosur formularin. Unë kam folur me më shumë se 100 delegatë. Janë 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% të degës 5. Këto tregojnë qartë që Kuvendi I datës 11 është legjitim dhe unë do shkojë, sepse jam i detyruar pasi përfaqësoj demokratët.
Nuk kam asnjë koment, unë bëjë detyrën time. e pashë të arsyeshme të shkojë përtej mendimit tim apo bindjes time për të parë nëse janë apo nuk janë firmat, duke bërë një punë konkrete. Kush mendon se unë nuk bëj punën time është mendimi. Kush do të dijë të vijë ta shikojë të vërtetë.
Do të shkojë në Kuvendin e datës 11 dhjetorit pasi e verifikova vetë se numrat për të thirrur kuvendin janë të vërteta.