Ndahet nga jeta për shkak të Covid-19 vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste

Ndahet nga jeta për shkak të Covid-19 vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga politikani socialist i cili me anë të një statusi prekës në “Facebook” shkruan se virusi famëkeq i mori jetën vëllait të tij.

“LAMTUMIRË, O VËLLA! MUA MË DHE KURAJO, POR VETË NUK E PËRBALLOVE DOT COVIDIN E MALLKUAR. I PËRJETSHËM KUJTIMI!”, shkruan Namik Dokle.

Kujtojmë se vetë ish-deputeti, pak kohë më parë u përball me virusin vdekjeprurës bashkë me bashkëshorten e tij, por fatmirësisht e kaloi lehtë.

Loading...