Ngjarja tragjike e ndodhur dje në Bullgari, ku 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën pas djegies së autobusit dhe 7 të tjerë ndodhen në spital ka tronditur të gjithë.
Familjarët e vik timave tashmë ndodhen në bullgari dhe presin përgjigjet e ADN-së për të tërhequr trupat e familjarëve të tyre.
Në aksidentin tragjik në Bullgari, Asim Selami është nga Koliçani, që jeton në Shkup, ka humbur të bijën dhe dhëndrin.
“Kemi ardhur sepse bija dhe dhëndri im kanë v dekur në aksident. Jemi për analizë ADN dhe duhet të shkojmë në mjekësinë ligjore”, ka treguar Selami, transmeton TV21.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të së martës, në autostradën Struma, pas marrjes flakë të autobusit të “Besa trans”, vdiqën 46 persona dhe u lënduan 7 të tjerë. Udhëtarët ishin duke u kthyer në Shkup nga Stambolli – Turqia pas një ekskursioni 3 ditor.