Kontinenti i vjetër është goditur nga vala e katërt e infektimeve me COVID-19. Franca është gjithashtu një nga vendet më të goditura, ku së fundmi ka regjistruar më shumë se 30 mijë raste te reja.
Sipas të dhënave të fundit nga institucionet shëndetësore, në 24 orët e fundit janë regjistruar 30.454 infeksione të reja. Herën e fundit një shifër e ngjashme u regjistrua më 11 gusht, kur kishte 30.920 raste.
“Rastet e reja me COVID-19 paraqesin rritje shumë të ndjeshme, gjë që dëshmon se për fat të keq jemi në valën e pestë të epidemisë”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, gjatë fjalës së tij para deputetëve në Kuvend.
Ai shtoi se gjashtë milionë të rritur janë ende të pavaksinuar dhe se është “shumë”. Veran theksoi se ka prova që pacientët e pa vaksinuar kanë 12 herë më shumë gjasa të jenë të sëmurë rëndë.
(Balkanweb)