Puntatën e djeshme të “Përputhen” u transmetua takimi i Mikelës me Erjonin. Për të patur më shumë afrimitet dhe për t’u ndjerë më rehat, Mikela vendosi ta merrte Erjonin në shtëpinë e saj. Madje ajo gatoi dhe byrek tradicional për të.
Pjesë nga biseda:
Mikela: A je xheloz dhe fanatik?
Erjoni: Pse nuk të pëlqen kur dikush është xheloz për ty?
Mikela: Jo shumë.
Erjoni: Po ti vetë je super xheloze.
Mikela: E kam kuptuar nga sjelljet e tua, në momentin e parë që mua më afrohet një djalë ti hyn në mes direkt.
Erjoni: Atë që e dua për vete e mbroj, jo si këta të tjerët që shohin një pengesë dhe ndalen.
Loading...