Marina dhe Getoar Selimi ditën e djeshme u bekuan me një vogëlushe, të cilën zgjedhën që ta pagëzojnë me emrin Marget, një bashkim emrash ky i dy prindërve të vajzës.
Teksa të gjithë janë gjithë sy e veshë tek çifti, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë reaguar për ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Faleminderit Zotit që na bekoi me një ëngjëll si ti, Jeta jonë. MARGET SELIMI”, ka shkruar reperi krahas fotos emocionuese të duarve të Marinës, Getit dhe bebushes së tyre.
Loading...