Ngjarje e rëndë në vend, ‘kris’ arma

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar ditën e sotme.
Mësohet se është arrestuar shtetasi me iniciale E.H, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 6 nëntor bashkë me 6 persona të tjerë kanë qëlluar më armë zjarri në Yzberisht, duke terrorizuar banorët.

Nga hetimet ka rezultuar se ai është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Loading...