Pas ngjarjes së ndodhur gjatë spektaklit të së martës Fifin mori një vendim në lidhje me rrugëtimin e saj në shtëpinë e “Big Brother”.
Drekën e sotme ajo ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga loja dhe t’i përkushtohet shëndetit të saj.
Vendimi i papritur për tu larguar sigurisht që la tek ata shumë tronditje dhe habi.
Shumë nga banorët e komentuan largimin e saj ku ishte Semi ajo që u mërzit shumë për këtë vendim të Fifit.
“U mërzita vetëm se ajo donte të ishte këtu,donte të kalonte mirë dhe donte të merrte ato para. Qajta një moment se nuk do të jetë këtu brenda por rëndësi ka shëndeti i saj mbi të gjitha,”-tha ajo.
Gjithashtu dhe Arbëri u shpreh se është ndjerë shumë i lumtur për këtë vendim të këngëtares pasi është gjëja më e duhur që ajo ka bërë.
“Unë gjithmonë kam menduar që Fifi nëse do të jetë sa më mirë në lidhje më shëndetin duhet të largohet sa më parë nga shtëpia,se shëndeti vlen më shumë se paratë.Jam shumë krenar për të që mori atë vendim”-tha ai.