E ngacmonte prej vitesh, shqiptarja vret me thikë kuzhine pronarin italian

Mide Andreu është një 51-vjeçare shqiptare e cila ka vrarë me thikë kuzhine një italian 68-vjeçar pasi ky i fundit e ngacmonte vazhdimisht.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, teksa ndër të tjera bëjnë me dije se shqiptarja e martuar dhe me fëmijë kishte tre vite që punonte si pastruese një herë në javë në shtëpinë e Antonio Amicuccit. Edhe pse ngacmimet kanë qenë të vazhdueshme, ditën e djeshme ajo nuk mundi të duronte më dhe e qëlloi disa herë me thikë në gjoks.

Pas kryerjes së ngjarjes shqiptarja ka kërkuar ndihmë. Fillimisht italiani ka mbetur I plagosur, por nuk ka arritur t’I mbijetontë plagëve të marra edhe pse ndihma mjekësore ishte e shpejtë.

Amicucci jetonte në një apartament në katin e dytë të një banese publike në Andoardi me qenin e tij. Me origjinë nga Ortona, në Abruzzo, ai mbërriti në Novara në vitet shtatëdhjetë.

Megjithatë, rreth viteve 2000, Amicucci ishte akuzuar disa herë për ngacmime si dhe përndjekje ndaj ish partnerit të vajzës së saj dhe ishte arrestuar një herë./Gazeta Shqip

Loading...