Rama: Unë s’jam doktori, atë që them e bëj, mos më krahasoni

Një moment acarimi ka ndodhur sërish në studio në momentin që kryeministri Edi Rama është krahasuar nga analistët me paraardhëësin e tij Sali Berisha. Krahasimi ka ardhur në momentin që kryeministri po fliste për planet që Shqipëria të arrijë të jetë një fuqi hidrike brenda 2030.

Analistët thanë se një gjë të tillë e kishte deklaruar më parë dhe kryeministri Berisha, ndërsa Rama u përgjigj me ton të ashpër duke thënë se nuk ishte si “doktori” pasi e mbante fjalën për atë që thoshte.

Edi Rama: Si fillim niset projekti, pasi ka disa skenare projekti. Ne jemi dhe në process për një vepër të madhe hidrike dhe më pas ne jemi vend sovran përsa i përket prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. Brenda 2030-s.

Andi Tela: Po ç’të bëjmë në 2022 që rriten çmimet

Edi Rama: Brenda 2030 jemi vend sovran, jo për fuqinë bërthamore

Armand Shkulaku: Ja pra kështu thoshte dhe doktori

Edi Rama: Unë s’jam doktori, ka një dallim të madh mes meje dhe doktorit, se unë atë që them e bëj, dhe të gjitha këto që them do bëhen. 7.7 ishte fasha e doktorit, meqë më krahsoni me doktorin.

Armand Shkullaku: Jo, jo s’bëj krahasime, jeni shumë larg

Edi Rama: Nuk diskutohet!

Loading...