Kryeministri Edi Rama këtë të premte në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive ka bërë prezantimin e marrëveshjeve që pritet që të nënshkruhen mes anëtarëve të kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama në fjalën e tij se në fokus të këtyre marrëveshjeve është kufiri mes dy vendeve dhe gjithashtu marrëveshje për njësimin e diplomave të arsimit të lartë.
Ndër të tjera kreu i qeverisë është shprehur se një tjetër hap i rëndësishëm që pritet që të ndërmerret është studimi për ndërtimin dhe realizimin e ëndrrës së kahershme të të dy vendeve, ndërtimin e hekurudhës, Durrës-Prishtinë.
“Sfida e përbashkët është që të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plotë mes dy shteteve në të gjithë fushat.
Sot e sjellim bashkëpunimin e të dy shteteve më pranë njerëzve e çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, të punësimit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit. Sot do të angazhohemi për heqjen e lejes së qëndrimit të përkohshëm për hapjen e kufirit të përbashkët në Shistavec, marrëveshje që kemi sot para për firmë lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike që është mund të dokumentojmë në një dokument të përbashkët. Krijohen kushte të favorshme për të dy anët e kufirit për tregun e punës dhe bashkimin e tregut.
Njohja e sigurimeve shoqërore është një tjetër pikë në këtë takim, marrëveshje tjetër e veçantë për studentët që studiojnë për një njohje të diplomave përmes procedurave online, duke hequr diskercionin e përgjigjes të dëshirës ose mos dëshirës së burokracisë mes dy anëve.
Është një marrëveshje inovatore dhe suksesi i saj është si bazë për njohjen e diplomave në të gjithë rajonin dhe gjerë. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është konsideruar prioritet që në krye të herës dhe thellimi në këtë drejtim është detyra jonë. Zbatimi i planit të BE për investime në Ballkanin Perëndimor, për të bashkuar mendjen dhe për të hartuar projektet me impakt për dy vendet.
Për punimin e hekurudhës, Tiranë-Rinas-Durrës ne do të nënshkuajmë një memorandum bashkëpunimi për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës Prishtinë, një ëndërr e kahershme dhe një ambicie e gjithë qeverive këtej dhe andej kufirit, jemi të bindur se në varësi të këtij studimi ne do të duam që bashkarisht të prezantojmë dhe këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i Investimeve”, ka thënë Rama.